Ballina Aktualitet I burgosuri vdiq në ambientet e burgut 313, familjarët akuzojnë institucionet për...

I burgosuri vdiq në ambientet e burgut 313, familjarët akuzojnë institucionet për neglizhencë

0
21

Familjarët e Besnik Koçiut i cili ndërroi jetë në burgun 313 në Tiranë, përmes një letre të haour akuzojnë institucionet për neglizhencë dhe kërkojnë zbardhjen e ngjarjes.

Përmes të tjerash, ata shkruajnë se Besnik Koçiu ndërroi jetë jo nga sëmundja, por si pasojë direkte e shpërfilljes institucionale, e neglizhencës sistematike dhe e një zinxhiri vendimesh që morën jetën e tij, kur ende kishte kohë…

“Besnik Koçiu ishte përfshirë në një ngjarje aksidentale, ku për pasojë një person tjetër u plagos në këmbë nga një armë sportive (manovër). Ngjarja ndodhi padashje, një gabim njerëzor si ato që mund t’i ndodhin kujtdo. I dëmtuari, jo vetëm që nuk kërkoi ndjekje penale, por e fali menjëherë. E megjithatë, Besniku u arrestua në flagrancë me dyshimin se kishte konsumuar elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal. Mënyra se si u trajtua ishte larg çdo standardi njerëzor dhe ligjor”, thuhet në letrën e familjarëve të 51-vjeçarit të ndjerë.