Ballina Aktualitet Bosët e drogës dalin në gjyq/ Avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur...

Bosët e drogës dalin në gjyq/ Avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet hetimore

26
0

Në Gjykatën e Posacme, sot po zhvillohet seanca për masat e sigurisë të ekzekutuar për disa persona të akuzuar për trafikimin e 6 tonë kokaine nga vendet e Amerikës Latine. Para prokurorit Adnan Xholi dhe gjyqtarit Erjon Bani, kanë dalë të akuzuarit:

A. H. Artur Hoxhosmani, Klevis Hoxhosmani, Ermir Ndrejaj, Erjon Alibej, Plarent Dervishaj, Ilir Lloshi.

Një tjetër i dyshuar për të njëjtën çështje, Elidon Skendaj, ndodhet në kërkim dhe dyshohet të fshihet në Dubai.

Seanca shtyhet me një orë pasi avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet hetimore.