Ballina Kronika Tentoi të vidhte sende me vlerë brenda kishës, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari...

Tentoi të vidhte sende me vlerë brenda kishës, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari në Lushnjë

0
19

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lushnjë, pasi tentoi të vidhte sende me vlerë në një Kishë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se arrestimi i tij u bë në flagrancë, pasi u konstatua brenda ambienteve të Kishës Katolike.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë-Policia parandaloi një rast të vjedhjes së një objekti kulti.

Tentoi të vidhte sende me vlerë në një objekt kulti (Kishë Katolike), kapet në flagrancë autori.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë gjatë patrullimit në territor, gjatë mbrëmjes së djeshme, në lagjen “Kongresi”, kanë konstatuar një shtetas në ambientet e Kishës Katolike duke vjedhur sende me vlerë.

Patrulla e Përgjithshme ka ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit B. B., 48 vjeç, banues në Lushnjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.