Ballina Aktualitet ‘Policia pasqyra e shtetit’/ Plumbat e gomës dhe dhuna ndaj protestuesve, ish-efektivët...

‘Policia pasqyra e shtetit’/ Plumbat e gomës dhe dhuna ndaj protestuesve, ish-efektivët denoncojnë shkeljet e policisë

53
0

Një javë më parë kreu i sindikatës së pavarur të punonjësve të policisë së shtetit, Sadetin Fishta denoncoi dhunën disproporcionale të policisë së shtetit nga protestuesve. Ai tha se mjetet e përdorura nga policia dhe dhuna kanë qënë në masë të madhe. Për të përdorimi I plumbave të gomës në turmë pa një epiqendër është një ndër shkeljet më të rënda të efektivëve.

Ngjan me një profeci ogurzezë, por e vërteta është që një veteran dhe specialist i policisë së shtetit e parashikoi ekzaktësisht atë që do të ndodhte më pas.

Erion Vishkulli 28 vjecari nga Elbasani u godit me plumb gome të shtunen e datës 24 tetor, teksa policia e shtetit ishte duke hedhur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën. Vishkulli u mor në gjendje të rëndë dhe u transportua menjëherë në spitalin e Traumës.

Aktualisht, 28 vjeccari Vishkulli i është nënshtruar ndërhyrjes ku mjekët Italian bën të mundur realizimin me sukses të ndërhyrjes.

Ndërkohë që në Tiranë, debati për përdorimin e armëve neutralizuese ndaj turmave, sapo është hapur.

Ish efektivi i reneas dhe eksperti i sigurisë Gert Metani  tregon se sipas  protokolleve të   OKB përdorimi plumbave të gomës është mjeti i fundit që mund të përdoret në protesta dhe organizime. Sipas tij përdorimi në turmë mund të sjellë demtime serioze e sidomos nëse këto të fundit kanë si drejtim kokën ku rrezikojnë mjaft organe të rëndësishme jetike

Eksperti tregohet i qartë dhe i prerë: Përdorimi i plumbave kinetikë nuk mund të bëhet pa kriter dhe në kundërshtim me protokollin.

Gjë që fatkeqësisht ka ndodhur gjatë gjithë ditëve të përshkallëzimit të protestës. Mjafton të shohim fotot dhe videot e shpërndara në rrjet, nga vetë personat e dëmtuar për të kuptuar se me sa disproporcionale kanë qenë veprimet e policisë në terren

Veprime që në daljet e vazhdueshme të kryeministrit, janë konsideruar si në përputhje me ligjin.

Për Dritan Zaganin, ish-punonjës policie, aktualisht azilant në Zvicër, është frika qëI shkakton veprimet e dhunshme nga forcat e policisë, të cilat sipas tij kanë nga pas dorën e kryeministrit.

Në të vërtetë, ky përdorim permanent i dhunës, i ka dhënëpasoja tek dhjetra protestues të dëmtuar.

Janë mbi 80 raste të dokumentuara të dhunës dhe të mungesës së profesionalizmit të treguar nga Forcat Shqiponja, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, agjentët e krimeve të komisariateve përkatëse që lidhen me menaxhimin: komisariati numër tre, komisariati numër një, komisariati numër dy, agjentët e forcave operacionale që janë të ndarë në dy pjesë.

Metani thotë se askush nuk është i detyruar t’i përgjigjet një urdhri paligjshëm.

Sidoqoftë ngelet vetëm një hipotezë për sa kohë nuk kemi parë qoftë dhe një rast të vetëm të një polici që nuk ka zbatuar urdhërat. Madje në shumë raste i kanë tejkaluar.

Sipas Metanit, dislokimi i forcave Shqiponja, si një strukturë më pak e specializuar, ka qenë një gabim tepër i rëndë i bërë nga zinxhiri komandues i policisë së shtetit.

Nga ana tjetër Ish polici Zagani e cilëson repartin e Shqiponjave si një ndër repartet që punëson patronazhistë dhe individ pa kualifikimet e duhura për të qënë punonjës policie.

Përtej përdorimit të plumbave të gomës, për ekspertin ka patur shkelje të protokollit edhe në përdorimin e ujit me kimikate apo tejkalimin e sasisë së gazit të përdorur ndaj turmave.

E ndërsa ankesat për përdorimin pa kriter të gazit dhe spray-t me piper, janë bërë mëse të zakonshme, diccka tjetër nuk kaloi pa u vënë re gjatë ditëve kur protestat kishin arritur kulmin. Bëhet fjalë për nxjerrjen në terren të repartit të specializuar Renea që për të dy ekspertët është pakuptim prania e këtyre të fundit në terren.

Duke parë prezencën e Reneas në të gjithë perimetrin e kryeministrisë, a mund të rrezikohej përdorimi i armëve? Nëse jo, pse duhej ajo prezencë?

Ekspertët shpjegojnë se kjo është një taktikë e kryeministritë për të trembur turmën e për ti zmbrapsur këta të fundit.

Sipas ish-komisarit Zagani, politika bën një ngatërrim të qëllimshëm të kompetencave mes policisë së shtetit dhe gardës së republikës.

A është kjo fytyra e vërtetë e policisë, me të cilën duhet të ndjehemi krenarë?

Këtë Zagani e përmbledh me një fjali të vetme.

Policia është pasqyra e shtetit.