Ballina Lifestyle Jessica Alba shfaqet publikisht me të dashurin e ri, aktorin Danny Ramirez

Jessica Alba shfaqet publikisht me të dashurin e ri, aktorin Danny Ramirez

25
0

Aktorja e njohur Jessica Alba është parë për herë të parë në një dalje publike romantike me partnerin e saj të ri, aktorin Danny Ramirez, i njohur për rolet në “Top Gun: Maverick” dhe “The Falcon and the Winter Soldier”.

Dyshja janë fotografuar jashtë shtëpisë së Ramirez në Los Angeles, duke buzëqeshur dhe dukshëm të afërt, ndërsa kalonin momente të qeta së bashku.

Ky shfaqje e parë publike vjen mes spekulimeve për një romancë të re pas ndarjes së përfolur të Alba-s nga bashkëshorti i saj i mëparshëm.

Megjithëse asnjëri nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare, burime pranë çiftit thonë se lidhja është në fazat e hershme, por premtuese.

Fansat në rrjete sociale kanë shpërndarë pamjet me reagime të shumta, duke komentuar “çift i papritur, por simpatik”.