Ballina Kronika Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në...

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nisin hetimet për identifikimin e viktimës

16
0

Pasditen e sotme është gjetur një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës.

Sipas uniformave blu, trupi i përket një burri rreth 50 vjeç, por ende nuk është identifikuar. Nga informacionet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës ka marrë njoftim se pranë “Urës së Drinit të Zi” është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, i gjinisë mashkullore.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.”, thuhet në njoftimin e policisë.