Ballina Kronika Procedohen 2 shtetas në Mirditë/ Ushtronin veprimtari të kundërligjshme në shtratin e...

Procedohen 2 shtetas në Mirditë/ Ushtronin veprimtari të kundërligjshme në shtratin e lumit Fan

27
0

Blutë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 fadromë dhe 1 kamion që përdoreshin për këtë veprimtari.

Dy shtetas janë proceduar penalisht pasi u konstatuan duke ushtruar veprimtari të kundërligjshme në shtratin e lumit Fan, në Mirditë.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, konstatuan në shtratin e lumit Fan, 2 shtetas që po ushtronin aktivitet të paligjshëm për nxjerrjen e materialeve inerte, pa lejet dhe autorizimet përkatëse.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:

D. M., 75 vjeç, banues në Tiranë

F. P., 68 vjeç, banues në Rubik

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 fadromë dhe 1 kamion që përdoreshin për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.