Ylli Manjani ka ironizuar daljet e shpeshta të Blendi Fevziut, i cili shfaqet çdo ditë jo vetëm në TV, por dhe në rrjetet sociale.
“Në Google e në Facebook me del gjithandej Fevziu, duke u hedhur në det, në liqene, pellgje natyrore.
Nuk e di juve, po mua më del gjithandej.
I ka zënë vendin atij që e bënte vjet këtë punë, por e lidhën te 313-ta korbin.
Tani pret rezultatin e hetimit të Avokatit të Popullit, se me hetimin e SPAK-ut popullor kreu punë…
Nejse, aman Fevzo kujdes!
Nuk ta kam hallin se mbytesh, po ja ka forca të tjera hetimore që të zhysin…
Larg qoftë d.m.th, po nja 4 a 5 nene nga këto të kodit të ri penal i ka shkelur…”, shkruan Manjani.