Ballina Sport FIFA i plotëson çdo kërkesë Argjentinës, ndaj Anglisë do të bëjë ndryshimin...

FIFA i plotëson çdo kërkesë Argjentinës, ndaj Anglisë do të bëjë ndryshimin e madh

82
0

Argjentina luan këtë të mërkurë ndaj Anglisë një ndeshje e cila do të ketë një vlerë sportive, por edhe shumë ngarkesë emocionale sa i përket përplasjeve socio-politike mes dy vendeve në të kaluarën.

Dhe Argjentina ka dashur që të kthehet pas në kohë tek sukseset historike kudnër anglezëve, ndaj ka bërë një kërkesë që i është miratuar nga FIFA. Ajo ka kërkuar që të luajë ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës përballë “tre luanëve” me fanellën blu dhe jo atë tradicionale që mban zakonisht me vijat e bardha dhe bojëqielli.

Kjo është një fanellë që i ka sjellë fat Argjentinës në ndeshjet ndaj Anglisë, pasi ka fituar 2 nga 3 sfidat që ka luajtur me të përballë anglezëve. Ajo më e famshmja ëshë padyshim çerekfinalja e vitit 1986, kur dy golat e Maradonës shkruan historinë.

Edhe në vitin 1998, Argjentina eliminoi me penallti Anglinë pas një ndeshje ku kishte veshur këtë fanellë “fati”. Vetëm në vitin 1962, përballja mes anglezëve dhe argjentinasve që vishnin fanellën e errët, u fitua nga europianët me shifrat 3-1.