Ballina Kronika Ky është autori i shpërthimit me tritol në garazhin e Elvis Kosovës

Ky është autori i shpërthimit me tritol në garazhin e Elvis Kosovës

46
0

Personi në foto është Klodian Steli, autori i dyshuar i shpërthimit me tritol që ndodhi në hyrjen e garazhit të shtëpisë së Elvis Kosovës, në rrugën “Peti”, pranë Liqenit të Thatë në Tiranë, më 24 korrik të këtij viti.

Mjeti që përdori 36-vjeçari Steli për të lëvizur natën që vendosi sasinë e lëndës plasëse në portën e Elvis Kosovës, ishte i tij. Pas ngjarjes ai e ka dhënë me qira dhe vetë është larguar jashtë shtetit.

“Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin: K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë”,- njoftoi policia.

Sipas rapotimeve Steli që vendosi tritolin në garazhin e Vis Kosovës, nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me të, por porosia i ishte dhënë nga persona të tjerë.

Motiv i ngjarjes dyshohet të jetë një konflikt që Elvis Kosova ka patur me persona të tjerë kohët e fundit, ku gjatë sherrit është përdorur dhe arma.

39-vjeçari Elvis Kosova nuk është emër i panjohur për autoritetet. Në gusht të vitit të shkuar ai u ndalua për vjedhjen e një makine luksoze “Audi R8”, me vlerë rreth 200 mijë euro, që ishte sjellë fillimisht nga Gjermania nga një turk, dhe më pas ishte përvetësuar nga Elvis Kosova përmes mashtrimit.

Pasioni i tij janë garat e shpejtësisë dhe shpesh ka marrë pjesë në kompeticone të ndryshme, ku e njohin si “Visi i garave”.