Gazment Bardhi ka publikuar një tjetër video në një qendër votimi në qarkun Fier.
Ai shprehet se në pamje tregohet sesi vëzhguesit votojnë në emër të qytetarëve, sesi nxirren votat nga kutia për t’u kontrolluar.
Sipas Bardhit, në këtë mënyrë është cenuar rëndë fshehtësinë e votës.
Më poshtë postimi i Gazment Bardhit dhe video që tregon procesin e votimit:
Episodi 2/ VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ELEKTORALE
Kontrolli i çdo vote të qytetarëve nga komisionerët dhe vëzhguesit e PS ishte mekanizmi kriminal që Belinda Balluku përdori në qarkun Fier për të mbajtur nën presion çdo votues. Nëse ndonjë votues votonte vetëm, i pa shoqëruar, nxirreshin votat nga kutia për të verifikuar mënyrën sesi kanë votuar qytetarët, siç tregojnë edhe këto pamje zyrtare të kamerave të QV-së.
Ky është një krim zgjedhor i rëndë por që mbetet i pandëshkuar, sepse KQZ, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK, kishin për qëllim përmes Task-Forcës të bënin shoë dhe jo punën e tyre.
Shqipëria nuk mund të bëjë përpara në procesin e integrimit europian nëse nuk garanton zgjedhje të lira, të drejta dhe të barabarta. Zgjedhjet e 11 Majit nuk përmbushnin asnjë nga këto standarde.
QV 2817, Njësia Administrative Dushk, Bashkia Lushnje