Ballina Bota U torturua nga babai i saj dhe e dashura e tij, vdes...

U torturua nga babai i saj dhe e dashura e tij, vdes në spital e vetme 10-vjeçarja

98
0

Një vajzë 10-vjeçare ndërroi jetë pasi u torturua brutalisht nga babai i saj dhe e dashura e tij, sipas policisë.

Rebekah Baptiste u gjet e pavetëdijshme dhe e plagosur rëndë në shtëpinë e saj në Holbrook, Arizona, më 27 korrik, sipas zyrtarëve. Ajo vdiq tre ditë më vonë në spital.

“Kaloi katër ditët e fundit në spital vetëm dhe e vetmja gjë që spitali mund të thotë është: “Më vjen keq që nuk u informuat”, tha xhaxhai i Rebekah, Damon Hawkins.
Hawkins shtoi se Rebekah “ishte e mavijosur nga koka te këmbët”.

Mjekët thanë se Rebekah ishte e kequshqyer dhe e dehidratuar dhe ishte torturuar, siç raportohet nga AZ Family.

Babai i saj Richard Baptiste dhe e dashura e tij Anicia Woods u akuzuan këtë javë për vrasje të shkallës së parë për vdekjen e saj.

Xhaxhai i Rebekah tha se ai dhe gruaja e tij kishin njoftuar Shërbimet e Fëmijëve pasi vunë re sinjale alarmi, por raportet e tij u injoruan.

‘Ia bëra të qartë hetuesve se sistemi e kishte lënë pas dore. Ne kemi regjistra të të dhënave të rasteve kur, gjatë viteve të kaluara, ata janë kontaktuar për shqetësimin që kemi pasur,’ tha Hawkins.

‘Morëm lajmin për abuzim seksual rreth një vit e gjysmë më parë, dhe ata i mbyllën sytë ndaj kësaj.’
Dawkins tha se ai kërkoi vazhdimisht të shihte Rebekën dhe vëllezërit e motrat e saj, por u refuzua nga kujdestarët e saj.