Ballina Kosovë Hetoi Millosheviçin, Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës: Kosova nuk është kompromis, është...

Hetoi Millosheviçin, Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës: Kosova nuk është kompromis, është shtet sovran

61
0

Nevenka Tromp, ish-hetuese e Tribunalit të Hagës në rastin kundër Sllobodan Millosheviçit, në hyrje të fjalimit të saj tha se “drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”.

Ajo tha se gjykata, ligjet dhe profesionistët e drejtësisë duhet të veprojnë në mënyrë të paanshme.

““Sot ne e themi qartë, drejtësia nuk duhet të vonohet, ajo duhet të bëhet pa asnjë vonesë, pa paragjykime dhe për sakrificat e atyre që u ngritën për liri.

‘Drejtësia e vonuar, është drejtësi e mohuar. Ky s’është parullë, është realitet i dhimbshëm me të cilin ju përballeni prej vitesh. Që drejtësia të pranohet ajo duhet të ketë legjitimitet. Në vitin 2020 udhëheqësit tuaj të kohës së luftës shkuan vullnetarisht në Hagë duke besuar si ju që drejtësia do të zbatohej shpejt dhe në mënyrë të drejt.  Ata u siguruan që ky proces do të ishte transparent dhe i paanshëm. Dhe megjithatë ja ku jemi, 5 vjet me vonë ata janë ende në paraburgim, dhe ende nuk ka një vendim gjyqësor. Besimi i tyre në një drejtësi të shpejtë është thyer nga realitet i vonesave, dënimeve të ashpra dhe shkallës, dispropercionale të shpalljeve fajtor ’’, ka thënë ajo.

Të njëjtit udhëheqës që janë të akuzuar janë ata që mbështetën krijimin e këtyre Dhomave. Ata kanë vepruar kështu edhe pse ditën rrezikun që përfaqësonte për çdo luftëtar. Sepse ata besonin në drejtësinë e kauzës, besonin që lufta që ata luftuan ishte një luftë e drejtë. Besonin se ishte një luftë e lejuar si e tillë nga Karta e Kombeve të Bashkuara. Ata luftuan dhe fituan”, tha Tromp.

Ajo ka thënë se ky tubim është për të thënë se “Kosova ka rëndësi”. 

“Kosova mund të mos jetë përparësi për fuqitë globale, por për qytetarët e Kosovës kjo është personale”, tha Tromp. 

Ajo tha se Kosova nuk është kompromis, por Kosova është shtet sovran.

“Një komb i njerëzve të guximshëm, të qëndrueshëm, demokratik, që vazhdojnë të besojnë në drejtësi edhe kur bota duket se po kthen shikimin tjetër kund”, tha Tromp.