Ballina Kronika Dogji një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, arrestohet 47-vjeçari në...

Dogji një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, arrestohet 47-vjeçari në Kavajë

129
0

Një 47-vjeçar është vënë në pranga, pasi ndezi zjarrin që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore në Kavajë.

Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit në fshatin Kryeluzaj.

“Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj, Kavajë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, sapo morën njoftimin se mbrëmjen e djeshme, në territorin e fshatit Kryeluzaj, kishte rënë zjarr i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, shkuan menjëherë në vendin ku kishte nisur zjarri.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit G. B., 47 vjeç, banues në Kavajë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.