Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar në rrjetet sociale për 200 ditët e para të administratës së ish-Presidentit Donald J. Trump në politikën e jashtme, duke theksuar sukseset që, sipas saj, kanë sjellë përfitime të ndjeshme për qytetarët amerikanë.
“200 ditë të politikës së jashtme ‘America e Para’ nën Presidentin Donald J. Trump po sjellin fitore të mëdha për popullin amerikan dhe ky është vetëm fillimi”, thuhet në postimin e shpërndarë në rrjetet sociale.
Mesazhi nënvizon përkushtimin e administratës Trump për të vendosur interesat kombëtare të SHBA-së në qendër të marrëdhënieve ndërkombëtare, duke premtuar vazhdim të kësaj qasjeje për të arritur edhe më shumë suksese në të ardhmen.







