Ballina Rajoni Atentati ndaj kreut të mafies në Malin e Zi, Marko Ljubishan. Çfarë...

Atentati ndaj kreut të mafies në Malin e Zi, Marko Ljubishan. Çfarë përfaqëson mafiozi që i shpëtoi vdekjes

285
0

Shefi i një bande mafioze në Budva të Malit të Zi u plagos të enjten në një atentat ndaj tij në pishinën brenda një kompleksi hotelier në qytetin e Budvës. Shënjestra e atentatit është Marko Ljubisha, i njohur me nofkën ‘Kan’. Ljubisha, një shtetas malazez, është kreu i bandës së Budvës, e afërt me klanin famëkeq ‘Shkalar’.

Një burrë i veshur me rroba të lehta, pantallona të shkurtra dhe me një çantë mbi shpatull, zbret shkallët e hotelit dhe i afrohet ‘Kanit’ dhe e qëllon me pistoletë, tregojnë pamjet e publikuara nga Vijesti.

Videoja tregon sulmuesin duke zbritur tinëz shkallët, duke qëlluar shefin e bandës dhe duke ikur nga vendi i ngjarjes. Marko Ljubisa u plagos, por jeta e tij nuk është në rrezik, sipas informacioneve fillestare nga policia malazeze.

‘Kan’ është etiketuar si një person me interes për sigurinë, emri i të cilit ka qenë i pranishëm në raportet e aktiviteteve kriminale në bregdetin malazez për vite me radhë.

Ai konsiderohet i afërt me klanin kriminal ‘Shkaljar’ dhe kundër tij ishin organizuar tre atentate të mëparshme nga klani rival ‘Kavaç’ në Mal të Zi.