Mediat italiane kanë rikthyer vëmendjen këtë të shtynë te një i para disa kohëve i britanikes “The Guardian” se Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump do të shpenzojnë mbi 1 miliard dollarë për të blerë Sazanin.
“Il Messaggiero” shkruan se ishulli, një ish-bazë ushtarake, është një zonë e mbrojtur dhe pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan. Që nga viti 2015, ai ka qenë i hapur për vizitorët, duke ruajtur ende një pjesë si zonë ushtarake.
Më parë, ishte një zonë e izoluar e përdorur për stërvitje dhe operacione ushtarake, dhe gjatë regjimit komunist, ishte një bazë ushtarake e plotë, e kompletuar me mbetje bunkerësh dhe tunelesh.
Çifti e kishte pasur prej kohësh Sazanin në sy, por negociatat me kompaninë Affinity u zhvilluan pa dijeninë e banorëve dhe parlamentarëve. Të paktën derisa të arrihej marrëveshja prej 1.4 miliardë dollarësh dhe të publikohej lajmi.
Sfida e vërtetë do të jetë pastrimi i zonës nga minat e pashpërthyera. Grupi Affinity thuhet se po e sheh edhe Serbinë, me shndërrimin e ish-selisë së Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd në një hotel luksoz.
Ideja është që zona të transformohet në një vendpushim luksoz, dhe megjithëse shqiptarët e kanë quajtur tashmë “Ishulli Trump”, kritikat kanë mbërritur shpejt nga grupet mjedisore dhe anëtarët e komunitetit shkencor, të shqetësuar për pasojat e projektit.
Gjatë një podkasti, Presidenti Trump kishte komentuar pozitivisht për iniciativën: “Do të jetë e jashtëzakonshme”. Sfida e vërtetë do të jetë pastrimi i zonës dhe siguria e saj për vizitorët e ardhshëm.