Mijëra njerëz iu bashkuan edhe këtë herë vrapimt të parë të demave në festivalin e San Ferminit nëpër rrugët e ngushta të Pamplonës në Spanjë.
Ishin të shumtë ata që kërkuan të provojnë adrenalinën dhe një eksperiencë ndryshe në ato 2 minuta e 37 sekonda.
Të veshur me rrobat tradicionale të bardha me shami të kuqe në qafë ata vrapuan përpara kafshëve të fuqishme përgjatë rrugës 875 metra.
Shërbimet e urgjencës raportuan se 6 persona u dërguan në spital me lëndime në krahë dhe këmbë, por asnjë nuk pati plagë të rënda.
Mijëra turistë udhëtojnë nga e gjithë bota për të vrapuar së bashku me vendasit gjatë shtatë ditëve, duke e bërë San Ferminin më të famshmin nga festivalet që përfshijnë dema që zhvillohen në të gjithë Spanjën gjatë muajve të verës. Të dhënat jozyrtare thonë se të paktën 15 persona kanë humbur jetën në vrapimet me dema gjatë shekullit të kaluar. Vdekja e fundit ndodhi në vitin 2009.







