Ballina Kosovë Dalin detaje për 400 ekstremistët serbë që po trajnohen në Serbi, eksperti...

Dalin detaje për 400 ekstremistët serbë që po trajnohen në Serbi, eksperti zbulon tri pikat kryesore ku mund të ndodhin sulmet

18
0

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla, ka deklaruar se rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen përreth kufirit me Kosovën.

Sipas tij, nevojitet vetëm një urdhër i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që ata të nisin sulmin.

Ai ka theksuar për “News 24” se po përgatiten për ta parandaluar çdo skenar serb, por edhe për t’u ballafaquar.

“Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në zonat përreth kufirit me Kosovën dhe me një urdhër të Vuçiq mund të aktivizohen në sulme agresive”, ka thënë Sveçla.

Se mund të ketë sulme të reja nga Serbia në Kosovë, nuk e përjashton mundësinë as eksperti i çështjeve të sigurisë Drizan Shala.

Duke folur për gazetën “Bota sot”, Shala ka nënvizuar se avancimi i “Jugosllavisë së re”, mund të prodhojë tensione jo vetëm në Kosovë, por në rajon.

“Në rrethanat që është duke kaluar rajoni i Ballkanit në një tencionim të prishjes së ekuilibrit të sigurisë, mund të themi që çdo avancim i politikës serbe mbi motive nacionaliste të krijimit të ashtu quajtur “Jugusllavia e re”, padyshim do të prodhojë tencione në forma të ndryshme që mund të cenojnë sigurinë nacionale të vendit, por që ka edhe ndikim në përmasa rajonale”, është shprehur ai.