Ballina Lifestyle ​Kim Kardashian i bën homazh mikeshës së fëmijërisë me një mesazh prekës

​Kim Kardashian i bën homazh mikeshës së fëmijërisë me një mesazh prekës

207
0

Kim Kardashian i ka bërë homazh mikeshës së saj të fëmijërisë, Lindsay May, e cila ndërroi jetë nga kanceri rreth tetë muaj më parë. Në një postim emocional në Instagram, Kim ndau foto nga udhëtimi i vitit 2024 në liqen me grupin e shoqeve të ngushta dhe familjet e tyre, duke e kujtuar Lindsay-n në ditëlindjen e saj.

“Gëzuar Ditëlindjen në qiell, Lindz. E di që s’doje bujë, por nuk mund ta kaloja këtë udhëtim pa e ndarë ndjesinë që ishe kudo me ne”, shkroi Kim. Ajo tha se liqeni ishte vendi i preferuar i Lindsay-t, ku ndjehej më e qetë dhe më vetvetja.

Kim shtoi se mungesa e saj ndihej në çdo detaj të udhëtimit – nga perëndimet e diellit te të qeshurat dhe momentet e heshtura. “Na mungon pafund. Bota nuk është njësoj pa ty”, shkroi ajo.

Më herët, Kim kishte mbështetur një fushatë për mbledhje fondesh për kërkime kundër kancerit, ku u shitën xhinse me emrin “The Linz”, në kujtim të shoqes së saj. “E ndjej praninë tënde gjithë kohën”, përfundoi ajo.