Ballina Sport Arteta telefonon Julian Alvarez, por argjentinasi dëshiron Barcelonën

Arteta telefonon Julian Alvarez, por argjentinasi dëshiron Barcelonën

51
0

Mikel Arteta ka bërë një përpjekje të fundit për të bindur Julian Alvarez që të zgjedhë Arsenalin në vend të Barcelonës.

Sipas raportimeve të fundit, trajneri i Arsenalit ka telefonuar personalisht sulmuesin e Atletico Madridit, në përpjekje për ta bindur të transferohet në Premier League. Megjithatë, Alvarez raportohet se ka përsëritur dëshirën e tij për t’u larguar nga Atletico vetëm për t’iu bashkuar Barcelonës.

Klubi madrilen, nga ana tjetër, është kategorikisht kundër shitjes së argjentinasit te Barcelona. Atletico ka refuzuar më herët një ofertë prej 100 milionë eurosh nga katalanasit dhe nuk dëshiron të forcojë një rival të drejtpërdrejtë.

Për këtë arsye, drejtuesit e Atletico Madridit po tentojnë ta bindin Alvarez të transferohet në Premier League, me Arsenalin që shihet si një nga destinacionet e preferuara.

Megjithatë, dëshira e sulmuesit mbetet e qartë, Barcelona.