Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se përdor gjithnjë të njëjtën metodë për zgjedhjen e bashkëpunëtorëve të tij politikë, bazuar te ‘kush vjedh më shumë’.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka postuar një video të Ramës, duke i bashkangjitur emra të njohur të politikës në vend që janë arrestuar apo dënuar, të tillë si kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ish-ministrat Saimir Tahiri dhe Ilir Beqja.
Postimi:
“Bashkëpuntorët i ka zgjedhur gjithnjë vetë me kriterin “kush vjedh më shumë”,-shkruan Berisha.