Situata e zjarreve në Gramsh mbetet kritike, ndaj edhe Ministria e Mbrojtjes ka bërë përsëri një thirrje urgjente për banorët e fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë. Ata kërkojnë që banorët të largohen menjëherë nga banesat tyre.
Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt”, apelon Mbrojtja.
Nga terreni raportohen gra dhe fëmijë që qajnë, ndërsa shumë banorë refuzojnë të largohen nga shtëpitë, duke krijuar një situatë kaotike dhe të rrezikshme për jetën e tyre. Thirrjet për evakuim nga autoritetet nuk po merren parasysh nga të gjithë, ndërsa zjarri vijon të përhapet me ndihmën e erës dhe temperaturave të larta.