Ballina Kosovë Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, LDK publikon listën me kandidatë për kryetar...

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, LDK publikon listën me kandidatë për kryetar të komunave

29
0

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar sot listën e kandidatëve për kryetar të komunave për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ndërsa garës për Prishtinë i prin Përparim Rama, Imri Ahmeti do të jetë në Lipjan, Xhafer Gashi Obiliq e Besnik Osmani në Fushë Kosovë. Ekrem Hyseni do të garojë për të parin e Podujevës e Gazmend Heta në Drenas.

Gëzim Plakolli do të garojë në Mitrovicë, Xhafer Tahiri në Vushtrri e Ariana Hasani në Zubin Potok. Gazmend Muhaxheri do të synojë sërish të parin e komunës së Pejës, Ilir Ferati Istogun, Ruzhdi Shehu Junikun, Jeton Mushkolaj do të garojë në Deçan e Arben Limanaj në Klinë.

Në garë për Suharekë do të jetë Ardian Shala, ndërsa Behxhet Xheladini në Dragash, Driton Selmabaj në Prizren e Fatmir Ademaj në Malishevë.

Visar Azemi do të garojë për të parin e Ferizajt, Kastriot Shabani në Shtime, Betim Shala Kaçanik e Valmir Ahmeti Shtërpcë.

Sokol Haliti do të garojë sërish në Viti, Arbër Ismajli do të jetë kandidat për Gjilan, Shaip Surdulli Kamenicë e Bajrush Ymeri Artanë.

LDK-ja garon me listë për Kuvend Komunal edhe në Skenderaj, Hani i Elezit dhe Mitrovicë e Veriut.

Zgjedhjet e 12 tetorit janë të rregullta dhe ato mbahen për kryetar komunash dhe asamble komunale.