Ballina Politika Noka: Shqipëria po digjet, Rama ndërton kopsht tek Kryeministria me milionat e...

Noka: Shqipëria po digjet, Rama ndërton kopsht tek Kryeministria me milionat e zjarrfikësve…

31
0

Nëpërmjet një statusi në FB, Noka thekson se Shqipëria rrezikon për herë të parë në historinë e saj bashkëkohore të shohë një qytet të tërë të përpirë nga flakët, për shkak të mungesës së investimeve në shërbimin zjarrfikës. Ai e akuzon Ramën për shpërdorim të miliona eurove në projekte luksoze dhe të panevojshme, ndërkohë që banorët largohen nga shtëpitë me rrobat e trupit dhe zjarrfikësit luftojnë flakët me duar bosh. “Ndërsa Greqia blen avionë zjarrfikës, Rama blen heshtjen e mediave”, shkruan Noka, duke e cilësuar korrupsionin qeveritar si armikun më të madh të qytetarëve dhe natyrës shqiptare.

Postimi i plotë në FB:

Nëse kryeministrit të vendit do i dhimbsej natyra, jeta e banorëve, malli e gjëja e këtij populli, do të kishte punuar këto 12 vjet për një strategji parandaluese kundër zjarreve. Nuk do të shpërdoronte miliona euro për kotësira si kopshti brenda kryeministrisë, apo si furrat te Piramida që u bënë kafene, a thua se nuk i mjaftonin Tiranës ato që kishte. Për herë të parë në historinë bashkëkohore të Shqipërisë rrezikohet djegia e një qyteti, e gjitha nga mungesa e investimeve në shërbimin ynë të atë zjarrfikës. Në vitin 2025, ushtarët e zjarrfikësit tanë rrezikojnë kokën e tyre për të luftuar zjarrin në degëza pemësh, sepse #Rama është aq hajdut saqë gjuan projekte si Formula 1. Ndërkohë shtëpitë digjen, bagëtitë po ashtu dhe banorët shpërngulen vetëm me rrobat e trupit. Ja pra që korrupsioni i qeverisë që ti voton të vret, të merr shpirtin, aq pasuri sa ke, të vret të ardhmen e fëmijëve dhe të detyron të largohesh nga toka jote pasi ta ka lënë djerrë nga sehirii dhe babëzia për të vjedhur gjithçka. Me fat që kemi ende ca miq nga jashtë që dërgojnë ndihmë nga ajri, se të ishte për Edi Ramën ishte shuar ky vend. #Greqia blen avionë zjarrfikës, Rama blen heshtjen e mediave.