Ballina Kronika DURRES/ Arrestohet 35 vjeçari, goditi policin, ndërsa i kontrollonte automjetin që drejtonte

DURRES/ Arrestohet 35 vjeçari, goditi policin, ndërsa i kontrollonte automjetin që drejtonte

105
0

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. V., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi ka goditur punonjësin e Policisë, gjatë kryerjes së kontrollit në automjetin që drejtonte.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 49 vjeç, banues në Shijak, me profesion inxhinier; referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 62 vjeç, banues në Tiranë, si dhe shpallën në kërkim djalin e 62-vjeçarit, shtetasin G. T., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi në subjektin për qëllime turistike, në lagjen nr. 14, në pronësi të shtetasit A. T., u konstatuan punime ndërtimi, të kryera pa leje. Punohet për kapjen e shtetasit G. T..

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 23 vjeç, banues në Fier, pasi u kap drejtuar automjetin, pa leje.

Në Komisariatin e Policisë Kavajë, kallëzoi shtetasja F. I., 73 vjeçe, banuese në Kavajë, se më datë 31.07.2025, kishte humbur kontaktet me bashkëshorten e djalit të saj, shtetasen E. I., 46 vjeçe. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Gjiri i Lalëzit/Informacion paraprak-Rreth orës 07:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, duke u larë në det, shtetasi I. B., 63 vjeç, banues në Tiranë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut dhe rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.