Ballina Opinion Gazetarët e Focus Media Group kanë shancin e madh të bëhen “King...

Gazetarët e Focus Media Group kanë shancin e madh të bëhen “King maker”!

48
0

Aktualisht ata janë në një pozicion “sandwich” dhe po trysnohen nga njëra anë nga policia e ushtria dhe nga ana tjetër nga kriza financiare brenda-mediatike.

Por vetëm ata mund dhe duhet të marrin në dorë fatin e tyre.

Brezi im i gazetarëve, përfshi dhe mua vetë, dështoi ta kapte këtë shanc që juve ju ka ardhur në derë.

Lërini thirrjet jo ambasada tha kështu, jo po organizata tha ashtu, – këto janë akte formale, që më shumë i shërbejnë atyre vetë, sesa mbrojtjes së komunitetit të gazetarëve të përfshirë.

Ndihma reale ngrihet mbi premisën: LIRIA E MEDIAS FILLON ME GARANTIMIN E LIRISË DHE TË DREJTAVE TË GAZETARIT!

Kush thotë se ka liri mediash me gazetarë, që vetë media i ka zhytur në kriza socio-financiare, gënjen rëndë!

Tani që kjo çështje, jo e re në ambientin mediatik, ka shpërthyer në opinionin publik, ju keni shancin e madh të merrni “frenat e lojës” në dorë.

Ju duhet të vetorganizoheni, të trokisni në këtë moment “on block” te dera e punëdhënësit tuaj, që me shumë të drejtë ju quajti “krenaria” e grupit dhe të shpalosni dhe merrni mbrapsht të drejtat tuaja.

Vetëm një gazetar i lirë dhe pa çengël në kokë, i shërben opinionit publik.

Kaq është!

Brezi im, bashkë me mua, nuk e arriti dot këtë. Tani është radha juaj, mund të hyni në histori.

Ja këtë duhet të bëjnë AGSH e UGSH, nëse duan realisht t’ju mbështesin.

Ky është mendimi im i pastër, që nuk ma frenon dot asnjë flamurtar i lirisë së shprehjes, që, nuk kupton, por fyen në sms në emër të lirisë së shprehjes.