Ballina Europë Deputeti kryen vetëvrasje brenda parlamentit, autoritetet nisin menjëherë hetimet

Deputeti kryen vetëvrasje brenda parlamentit, autoritetet nisin menjëherë hetimet

0
13

Një politikan finlandez ka ndërruar jetë në Parlamentin e Helsinkit, ndërsa policia dhe shërbimet e emergjencës kanë vërshuar në ndërtesën e kryeqytetit.

Sipas raportimeve, bëhet me dije se  viktima është vetvrarë, ndërsa policia nuk e trajton vdekjen si të dyshimtë.

Kryetari i Parlamentit, Jussi Halla-aho nuk komentoi për incidentin, por iu referua një deklarate të lëshuar nga policia për këtë çështje.

Sipas policisë, nuk duket të ketë ndonjë përfshirje kriminale në incident.

Në vendngjarje ndodhen disa patrulla policie dhe shërbime emergjente.

“Po zhvillohet një mision, me autoritetet e shpëtimit, policinë dhe shërbimet e emergjencës në vendngjarje. Nuk mund të them më shumë se kaq në këtë fazë”, u shpreh drejtori  i sigurisë së ndërtesës Aaro Toivonen