Bayer Leverkusen-i dhe Sevilla kanë arritur marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit francez Loïc Bade.
Sipas medieve franceze, operacioni pritet të mbyllet për rreth 30 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset.
Kjo shifër është më shumë se dyfishi i 12 milionëve që klubi andaluzian shpenzoi në vitin 2023 për ta blerë nga Rennes. Badé do të firmosë një kontratë afatgjatë me “Aspirinat”, deri në vitin 2030.
Pasi mbërriti në Sevilla në janar 2023, lojtari 24-vjeçar u shndërrua shpejt në shtyllë të mbrojtjes.
Ai shënoi golin e tij të parë në prill të po atij viti ndaj Valencias, duke paralajmëruar rolin e rëndësishëm që do të kishte më pas në fitoren historike të Europa League kundër Romës.
Leverkuseni e sheh francezin si një përforcim kyç për sezonin e ardhshëm, ku e pret një kalendar i ngjeshur mes ligës gjermane dhe Kupave Evropiane. Detajet e fundit të kontratës janë drejt finalizimit dhe zyrtarizimi i transferimit pritet në ditët e ardhshme.
Në më shumë se 60 paraqitje, Badé tregoi stabilitet në La Liga dhe kompeticionet evropiane, duke tërhequr vëmendjen e kampionëve të Bundesligës.