Ballina Kronika Rrugorja në Tiranë, 77 shoferë të proceduar për parkim të gabuar

Rrugorja në Tiranë, 77 shoferë të proceduar për parkim të gabuar

21
0

Policia Rrugore ka shtuar monitorimin e akseve rrugore në kryeqytet 24 orë në 24, 7 ditë në javë, duke përdorur dronë, radarë, kamera, makina inteligjente dhe patrulla të pauniformuara. Qëllimi i këtyre kontrolleve është parandalimi i aksidenteve, garantimi i sigurisë rrugore dhe reduktimi i ndotjes akustike nga automjetet që krijojnë zhurma përmes modifikimeve të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë – Policia Rrugore intensifikon monitorimet e akseve rrugore 24/7, duke përdorur dronë, radarë, kamera, makina inteligjente dhe patrulla me mjete të pauniformuara.

Qëllimi i kontrolleve është parandalimi i  aksidenteve dhe garantimi i sigurisë rrugore si dhe ulja e ndotjes akustike nga automjetet që krijojnë zhurma përmes modifikimeve të paligjshme.

Nga monitorimi gjatë dy javëve të fundit:

-77 shtetas janë proceduar penalisht pasi me automjetet e parkuara në mënyrë të gabuar kishin penguar lëvizjen. Automjetet e tyre janë tërhequr me mjet ngritës;

-66 shtetas janë arrestuar ose proceduar penalisht për drejtim mjeti në gjendje të dehur, për drejtim mjeti pa leje drejtimi apo shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor;

-5 shtetas janë proceduar penalisht, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale;

-janë kapur 3 persona të shpallur në kërkim.

-108 automjete janë bllokuar për shkelje të ndryshme rrugore;

-janë pezulluar 53 leje drejtimi;

-evidentuar 33 raste të automjeteve që kryejnë transport publik në mënyrë të kundraligjshme (drejtues taxi pa dëshmi përkatëse, taksi me targa të bardha, autobus me ndryshim destinacioni nga ai që përcakton leja e transportit).

Policia Rrugore apelon për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë: drejtues automjetesh, motomjetesh, këmbësorë, si dhe ata që lëvizin me biçikleta ose monopatina, për të garantuar siguri për çdo përdorues të rrugës.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.