Ballina Kulturë Receta e romes

Receta e romes

18
0

Nga Sevdail Hyseni

Shkoi një rome me problem shëndetësor,
Të bënte te mjeku kontrollin mjekësor.

Nuk kishte me vete librezë shëndetësie,
Madje, ç’është e keqja, asnjë lek për fije.

Mjeku pyeti shkurt, me kokën lart në tra:
– Ku ke parë, moj shoqe, mjekim pa para?
– A bën, shoku mjek, të them ashiqare,
Veç një pyetje, nëse s’të prish punë fare.

– Nëse ti e di, veprojmë siç thotë zakoni,
Po s’e dije dot, të lutem, më kontrolloni!
Mjeku u ngrit ngadalë, me mendje të lartë:
– Fol, moj grua, pse po e zgjat kaq gjatë?

Ajo qeshi lezetshëm, me buzë e dhëmbë:
– Pse koka thinjet më parë se ky nën këmbë?
Mjeku mundohej t’i jepte shpjegim kot,
Por romja tundte kokën, s’u pajtua dot.

– Koka zbardhet e para, përgjigjja s’do mend,
Se sa qimet e tjera kur dalin në tjetër vend!
Mjeku buzëqeshi, u pajtua me këtë barcoletë,
E kontrolloi romen, i dha një recetë “sekret”:

– O farmacist, ja përgjigjja nëse pyet pacienti,
Kujdes të kesh, mos humbësh nga autoriteti.

Kur romja shkon te farmacisti në barnatore,
E vazhdon avazin, me pyetje të kësaj dore:

– Po, e di përgjigjen, kjo është mesele e vjetër,
Tha farmacisti, duke lexuar mesazhin në letër.
Por romja prapë s’u pajtua me përgjigje aspak:
– Jo, doktor! – Tani ta them të vërtetën pa merak.

– Koka thinjet me halle, si t’i rris fëmijët me stres,
Kurse ky sendi poshtë, mendon gjithnjë për seks!
Farmacisti qeshi fort, ilaçet ia dha pa kompensim,
Ngase mori përgjigjen që nuk kërkonte shpjegim.

Falë zgjuarsisë së saj, romja pa para, as pa librezë,

E fitoi betejën në këtë garë mendore me delikatesë.

Nuk thuhet kot, kur nuk ke në xhep, ke në gojë,
Duke vënë në lojë, dy mjekë me shumë përvojë!