Ballina Aktualitet Familja denoncon zhdukjen e Daniel Shimës, ish-zv.drejtor i Përgjithshëm i AKSHI-t

Familja denoncon zhdukjen e Daniel Shimës, ish-zv.drejtor i Përgjithshëm i AKSHI-t

33
0

Familja e Daniel Shimes, ish-zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka denoncuar në Komisariatin nr.1 në Tiranë humbjen e kontakteve me të..

Burime nga policia bëjnë me dije se për ngjarjen kanë nisur verifikimet dhe se janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku mendohet se ai është parë për herë të fundit.

Shima është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) lidhur me hetimet mbi tenderat e zhvilluar në AKSHI gjatë periudhës së drejtimit të tij.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa familja kërkon sqarim urgjent mbi fatin e tij.