Ballina Sport Lojtarët me pagat më të ulëta dhe më të larta te Manchester...

Lojtarët me pagat më të ulëta dhe më të larta te Manchester United

21
0

Prej vitesh, Manchester United është kritikuar për shpenzimet e mëdha në merkato dhe kontratat e majme të dhëna lojtarëve që shpesh nuk e justifikojnë koston.

Fatura e pagave në “Old Trafford” tregon qartë pabarazitë mes yjeve kryesorë dhe talenteve të rinj të klubit.

Nën drejtimin e Ruben Amorim, disa lojtarë vazhdojnë të përfitojnë paga astronomike, ndërsa të rinjtë premtues marrin vetëm një pjesë të vogël të kësaj shume.

Lojtarët me pagat më të ulëta

Ayden Heaven – 4,000 paundë në javë

Toby Collyer – 4,000 paundë në javë

Harry Amass – 5,000 paundë në javë

Tyler Fredricson – 5,000 paundë në javë

Chido Obi – 15,000 paundë në javë

Lojtarët me pagat më të larta

Casemiro – 350,000 paundë në javë

Bruno Fernandes – 300,000 paundë në javë

Marcus Rashford – 300,000 pundë në javë (aktualisht i huazuar te Barcelona)

Jadon Sancho – 250,000 paundë në javë

Mason Mount – 250,000 paundë në javë

Ky hendek i madh financiar mes lojtarëve tregon sfidat e brendshme të United-it dhe pasojat e kontratave të gjata e të kushtueshme, të cilat jo gjithmonë reflektojnë performancën në fushë.