Ballina Kronika Kishte kthyer banesën në ‘laborator’ droge, lihet në burg 61-vjeçari në Tiranë...

Kishte kthyer banesën në ‘laborator’ droge, lihet në burg 61-vjeçari në Tiranë (Emri)

27
0

Shkëlqim Krrashi, 61-vjeçari i arrestuar dy ditë më parë nga policia e Tiranës pasi brenda banesës iu gjet 17 kg kanabis dhe 22.5 litra vaj kanabisi me vlerë 500 mijë euro, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Gazetari Sokol Dema raporton se në seancën me dyer të mbyllura, Krrashi deklaroi se lënda narkotike i kishte mbetur prej vitesh në një automjet në pronësi të tij, ndërsa arma e gjahut ishte me leje. Megjithatë, gjykata vendosi që 61-vjeçari, banues në Yzberisht, të vijojë të mbahet i izoluar.

Gjatë operacionit të koduar “Shape”, Antidroga sekuestroi 17 kg kanabis në formë çokollate, 22.5 litra vaj kanabisi, 65 gramë kokainë, një pistoletë dhe një armë gjahu.

61-vjeçari, pa precedentë penalë, e siguronte kanabisin dhe vajin në Maqedoninë e Veriut. Kokainën e shiste në doza të vogla, ndërsa kanabisin dhe vajin e shiste me shumicë.