Ballina Politika “Balluku ka përdorur elementë kriminalë, gjatë zgjedhjeve”/ Shpërthen gazetari: Zv/kryeministrja është më...

“Balluku ka përdorur elementë kriminalë, gjatë zgjedhjeve”/ Shpërthen gazetari: Zv/kryeministrja është më e korruptuara

56
0

Gazetari Almer Toska, i ftuar në një studio televizive, hodhi akuza të forta ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si “personin më të korruptuar të qeverisë Rama”.

Sipas Toskës, në qarkun e Fierit, Balluku ka përdorur elementë me të shkuar kriminale për të ndikuar rezultatin zgjedhor.

“Kam të dhëna se njerëz të PS dhe PD kanë bashkëpunuar në lista të hapura e të mbyllura. Belinda Balluku ka pasur si njeri kyç Dritan Avllajn, i njohur si ‘Tan Lepri’, i cili ka premtuar favore për fotovoltaikë, para e lidhje. ‘Tan Lepri’ është një bandit i njohur, që në vitin 2011 u qëllua me armë për ta eliminuar, për shkak të përfshirjes së tij në afera të errëta,” deklaroi ai.

Toska shtoi se ky person ka ndërtuar një park fotovoltaik në Ersekë dhe kontrollon një rrjet të tërë interesash që lidhen drejtpërdrejt me Ballukun.

“Ky është njeriu kyç që bashkë me Belindën vunë nën tutelë qarkun e Fierit, dhe për këtë doli edhe rezultati që doli,” theksoi ai.

Në vijim, gazetari u shpreh se përdorimi i elementëve të tillë është dëshmi e mënyrës se si zv/kryeministrja ka konsoliduar pushtetin e saj politik.

“Ajo nuk u mjaftua me projektet e mëdha, por hyri edhe në terrenin e strukturave kriminale për të kontrolluar çdo gjë. Për këtë arsye unë e konsideroj personin më të korruptuar të kësaj qeverie,” tha Toska.