Ballina Aktualitet Kaluan vijën liqenore në mënyrë të paligjshme/ Bllokohet mjeti lundrues, me 7...

Kaluan vijën liqenore në mënyrë të paligjshme/ Bllokohet mjeti lundrues, me 7 persona në bord, merren masa ligjore

21
0

Policia ka kapur dhe bllokuar një mjet lundrues me 7 persona në bord, të cilët kishin kaluar vijën liqenore në mënyrë të paligjshme. Për secilin prej tyre u morën masa administrative, sipas ligjit.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, konstatuan përballë fshatit Tushemisht një mjet lundrues tip Jet Ski, që po lundronte në ujërat territoriale të Shqipërisë, me 7 persona në bord.

Nga verifikimet e kryera, rezultoi se mjeti kishte kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Ai, së bashku me personat në bord, u shoqërua në Stacionin e Policisë për procedura të mëtejshme. Mjeti lundrues u bllokua, ndërsa shtetasit do të largohen vullnetarisht nga PKK Tushemisht.

Njoftimi i Policisë:

‘Në përfundim të verifikimeve, në zbatim të ligjit nr. 127, datë 15.10.2020 “Për mjetet lundruese”, neni 14, pika 1, shkronja “b”, u vendos masë administrative 10 000 lekë ndaj një shtetasi të mitur, ndërsa në bazë të ligjit nr. 39, datë 26.06.2025 “Për kontrollin e kufirit shtetëror”, neni 35, pika 5, shkronja “d”, u vendosën masa administrative 50 000 lekë për secilin nga 6 shtetasit madhorë’.