Ballina Europë Skandal në Itali, zbulohet përmbajtje hekuri në mocarela, ministria jep urdhërin për...

Skandal në Itali, zbulohet përmbajtje hekuri në mocarela, ministria jep urdhërin për tërheqjen urgjent nga tregu

22
0

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka urdhëruar tërheqjen urgjente nga tregu të 5 llojeve mocarelash, për shkak të dyshimeve mbi praninë e metaleve në produkt.

Në njoftimin zyrtar thuhet se konsumatorët nuk duhet të përdorin produktin, por të kthejnë paketat në pikën e shitjes ku janë blerë.

Produktet e dyshuara janë të markave Conad, Carrefour, Penny Market dhe Latbri, të prodhuara nga kompania Granarolo, në qendrat e saj në Usmate Velate, provinca e Monza-s dhe Brianza-s.

·         Mozzarella Conad: paketim 125 g dhe paketim 3×125 g, lot N5205D, afati i skadencës 15 gusht 2025.

·         Mozzarella Valbontà (Penny Market), paketim 4×125 g, lot N5205E, afati i skadencës 17 gusht 2025.

·         Mozzarella Carrefour Classic Maxi Pack, paketim 3×125 g, lot N5205E, afati i skadencës 18 gusht 2025.

·         Mozzarella Latbri, paketim 125 g, lot N5205D, afati i skadencës 22 gusht 2025.

Autoritetet italiane u bëjnë thirrje qytetarëve që mund të kenë blerë këto produkte të mos i konsumojnë në asnjë rast, por t’i dorëzojnë menjëherë te dyqani ku janë blerë.