Ballina Dossier Baba Ali Tomorri, akuza ndaj martirit të bektashizmit! U ekzekutua bashkë me...

Baba Ali Tomorri, akuza ndaj martirit të bektashizmit! U ekzekutua bashkë me Baba Shefqet Gllavën më 14 janar 1948!

90
0

Në historinë e Shqipërisë, pak figura kanë arritur të ndërthurin kaq natyrshëm besimin, dijen dhe patriotizmin sa Baba Ali Tomorri.

Sot, Baba Ali Tomorri kujtohet si një martir i bektashizmit dhe i patriotizmit. Ai është simbol i rezistencës shpirtërore dhe intelektuale ndaj tiranisë. Teqeja e Prishtës, ku ai shërbeu, mbetet një vend pelegrinazhi dhe kujtese për ata që besojnë në lirinë e mendimit dhe të besimit.

Figura e tij është nderuar në libra, artikuj dhe studime, si dhe në kujtesën kolektive të shqiptarëve që e njohin vlerën e sakrificës për idealet e larta. Babai Aliu ishte njëri nga organizatorët kryesorë të tre kongreseve bektashiane: kongresit të parë që i zhvilloi punimet në janar 1921 në Prishtë, kongresit të dytë më 1926 në Gjirokastër dhe kongresit të tretë, që u mbajt më 1929, në Turan të Korçës. Ai ishte intelektual me kulturë të gjerë dhe klerik patriot Varf’Ali Prishta (Baba Ali Tomori) u aktivizua në lëvizjet politike të kohës.

Baba Ali Tomori është një nga figurat më të rëndësishme të bektashizmit në Shqipëri, intelektual dhe patriot i spikatur. Ai u ekzekutua bashkë me Baba Shefqet Gllavën më 14 janar 1948.

I lindur në vitin 1893 në Shalës të Tepelenës, ai u bë një nga personalitetet më të ndritura të bektashizmit shqiptar, një udhëheqës shpirtëror, intelektual i përkushtuar dhe një zë i guximshëm për lirinë e mendimit. Por si shumë të tjerë që guxuan të mendojnë ndryshe, ai u përball me persekutimin brutal të regjimit komunist, duke u shndërruar në një martir të heshtur të një epoke të errët. Ali Abaz Skëndi, siç ishte emri i tij i lindjes, u arsimua në Berat dhe më pas në Kozan të Greqisë, ku përvetësoi gjuhët arabe, turke dhe frënge. Kjo përgatitje e thellë intelektuale e bëri atë një figurë të rrallë në radhët e klerit shqiptar. Në vitin 1913, ai u kthye në Shqipëri dhe u vendos në teqenë e Prishtës në Skrapar, ku nisi veprimtarinë e tij fetare dhe patriotike. Baba Aliu nuk ishte thjesht një udhëheqës shpirtëror; ai ishte një mendimtar i lirë, një publicist i guximshëm dhe një poet i ndjeshëm. Në vitet 1921– 1923, ai botoi gazetën “Reforma”, ku trajtoi çështje të rëndësishme të bektashizmit, por edhe të identitetit kombëtar dhe tolerancës ndërfetare. Ai ishte një nga organizatorët kryesorë të Kongresit të parë bektashian në Prishtë (1921), si dhe i kongreseve të Gjirokastrës (1926) dhe Turanit (1929), ku u hodhën themelet e organizimit modern të komunitetit bektashi në Shqipëri.

Baba Aliu pas ngjarjeve të vitit 1914, merr rrugën e mërgimit dhe vendoset në Kajro të Egjiptit, ku bie në kontakt me shoqëritë patriotike të atjeshme dhe studion letërsi dhe teologji islame. Njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja (arabe, turke dhe frënge), ai zinte vend të nderuar në radhët e elitës intelektuale të kohës. Baba Aliu kthehet në atdhe për të dhënë ndihmesën e vet në shërbim të kombit. Nis veprimtarinë fetare si baba në teqenë e Kulmakut, ku thirret baba Aliu i Tomorit. Në vitin 1921 – 1923, botoi gazetën “Reforma”, e cila bëhet propagandiste e zjarrtë e idealeve rilindase, lufton “helmin e fashizmit”, përkrah tolerancën fetare e bashkëpunimin për të mirën e atdheut. Në këtë gazetë u pasqyrua Kongresi i parë bektashian i Prishtës, ashtu siç zuri vend të rëndësishëm edhe Kongresi kishtar ortodoks i Beratit, që shpalli kishën autoqefale shqiptare. Baba Aliu ishte klerik patriot dhe intelektual përparimtar, mbështetës i ideve për një Shqipëri demokratike dhe evropiane. Më 1924 mori pjesë në varrimin e Avni Rustemit në Vlorë. Fjala e tij në ceremoninë e rastit të tërheq vëmendje për profecinë e hidhur: “ I shenjtëruari dëshmor i atdheut Avni Rustemi!

E çuditshme se më të shumtët e burrave të mirë, burrave të drejtë, burrave idealistë, janë ndarë nga kjo botë, kush viktimë e plumbit si ti, o Avni i dashur, kush prej helmit në burg e arrati”. Dhe e përfundon kështu: “Fli i qetë, Avni! Prehu në gjirin e kësaj Vlore kreshnike, pranë Ismail Qemalit të ndjerë, pranë regjimentit apostolik të rilindjes shqiptare”. Baba Aliu përkrahu luftën çlirimtare, luftoi bishën fashiste që pllakosi vendin, bekoi luftëtarët e lirisë, priti e përcolli në teqe pa bërë dallime politike. Mbas çlirimit, me akuza false e gjyqe të inskenuar, u vranë e u burgosën mijëra intelektualë duke eliminuar kësisoj elitën tonë patriotike. Në këtë kuadër, baba Aliu i Tomorit u dënua nga gjykata ushtarake në Gjirokastër me të njëjtën akuzë standarde si gjithë të tjerët dhe u pushkatua më 14 janar 1948. (Më 1947 u dënua me vdekje nga gjyqi komunist dhe u ekzekutua me akuzën se ka bashkëpunuar me anglezët). Fjala e tij e fundit para pushka timit ka qënë: “Ruani dorëshkrimet e mija. Rroftë Shqipëria”!

Martirët e fesë në Shqipëri nuk janë vetëm ata të shekujve të largët, që në gjithë botën kujtohen me nderim, duke pasur ditë të veçanta në kalendarët fetarë dhe ndërtesa kulti me emrin e tyre. Në Shqipëri, regjimi komunist martirizoi shumë klerikë jo më larg sesa shekulli i kaluar. Një prej tyre është edhe Baba Ali Tomori. Veçse klerik, me një kontribut të çmuar në konsolidimin e bektashizmit në Shqipëri, Baba Ali Tomori ishte edhe një intelektual, publicist, historian e poet si dhe patriot i shquar i kohës së tij. Pas Luftës së Dytë Botërore, Baba Ali Tomorri u zgjodh anëtar i Kryesisë së parë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë në vitin 1946 – një nder që fliste për autoritetin e tij intelektual. Por regjimi komunist, që kishte nisur një fushatë të egër kundër klerit dhe veçanërisht kundër bektashinjve, e akuzoi atë si “agjent anglez” , një akuzë absurde që synonte të shkatërronte çdo zë të pavarur. Më 14 janar 1948, Baba Ali Tomorri u ekzekutua në Gjirokastër, së bashku me Baba Shefqet Gllavën.

Ky akt i dhunshëm ishte pjesë e një strategjie sistematike për të shuar lirinë shpirtërore dhe mendimin e pavarur në Shqipëri. Me vdekjen e tij, vendi humbi një nga figurat më të ndritura të kulturës dhe besimit. Ali Abaz Skëndi, siç ishte emri i tij i lindjes, u arsimua në Berat dhe më pas në Kozan të Greqisë, ku përvetësoi gjuhët arabe, turke dhe frënge. Kjo përgatitje e thellë intelektuale e bëri atë një figurë të rrallë në radhët e klerit shqiptar. Në vitin 1913, ai u kthye në Shqipëri dhe u vendos në teqenë e Prishtës në Skrapar, ku nisi veprimtarinë e tij fetare dhe patriotike.

Baba Aliu nuk ishte thjesht një udhëheqës shpirtëror; ai ishte një mendimtar i lirë, një publicist i guximshëm dhe një poet i ndjeshëm. Në vitet 1921–1923, ai botoi gazetën “Reforma”, ku trajtoi çështje të rëndësishme të bektashizmit, por edhe të identitetit kombëtar dhe tolerancës ndërfetare. Ai ishte një nga organizatorët kryesorë të Kongresit të parë bektashian në Prishtë (1921), si dhe i kongreseve të Gjirokastrës (1926) dhe Turanit (1929), ku u hodhën themelet e organizimit modern të komunitetit bektashi në Shqipëri. Veprat e Baba Aliut janë dëshmi e një mendjeje të ndritur dhe një zemre të përkushtuar. Ai shkroi “Histori Bektashiane”, “Literatura e Bektashinjve”, “Bektashinjtë e Shqipërisë”, si dhe një përmbledhje të pasur me nefese dhe gazele bektashiane.

Në to, ai jo vetëm që ruajti traditën mistike të bektashizmit, por e pasuroi me mendim kritik dhe ndjeshmëri poetike. Baba Ali Tomori ishte kundër vëllavrasjes dhe e shprehu qëndrimin e tij publikisht dhe me këmbëngulje. Në fjalën e mbajtur në mitingun e Beratit, më 22 dhjetor 1943, dënoi luftën civile dhe terrorizmin, duke u bërë thirrje shqiptarëve të bashkoheshin për të shpëtuar atdheun. Fjalët e tij duken me vlerë për çdo kohë: Përmbi varret e dëshmorëve ka mbirë bar/ Njihet gjurma e gjakësorëve përmbi çdo varr/ Por gjer kur ne, o të mjerë, e po gjer kur/ Pa bashkim si komb i ndarë e gur mbi gur?/…Ju shqiptarë ç’jeni, vëllazëroi/ Zili e nakar mos kini po forcohi/ Po bashkohi të dënoni terrorizmin/ Se kështu do t’a shpëtoni shqiptarizmin. /panorama