Ballina Kronika Merrnin para nga bizneset! SPAK arreston dy punonjës të IMT, dy të...

Merrnin para nga bizneset! SPAK arreston dy punonjës të IMT, dy të tjerë shpallen në kërkim

121
0

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë zhvilluar një operacion të përbashkët për arrestimin e disa punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), të dyshuar për korrupsion.

Sipas burimeve zyrtare, dy persona janë arrestuar, ndërsa të paktën dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni erdhi pas një denoncimi në polici, ku raportohej se këta zyrtarë merrnin ryshfet nga biznese të ndryshme në këmbim të mosndëshkimit apo favorizimeve në aktivitetet e tyre.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së korrupsionit dhe për kapjen e të gjithë personave të përfshirë.

Pas hekurave përfunduan Gerald Fucia dhe Edmond Çela, ndërsa janë shpallu në kërkim me urdhër të SPAK, Klajdi Zhilla dhe një tjetër.

Këta zyrtarë dyshohet se kanë marrë para nga një subjekt për tenderat, ndërsa janë arrestuar në një lokal në Kombinat. BW mëson se arrestimi ka ndodhur në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku, ku janë marrë dhe kamerat e sigurisë.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së korrupsionit dhe për kapjen e të gjithë personave të përfshirë.