Ballina Kronika Aksidenti në Golem, reagon Policia e Durrësit: Shoferi u shoqërua në komisariat

Aksidenti në Golem, reagon Policia e Durrësit: Shoferi u shoqërua në komisariat

10
0

Një aksident ka ndodhur të dielën në aksin rrugor Golem–Mali i Rrobit, ku shtetasi E. Ç., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësorin G. I., 59 vjeç.

Policia e Durrësit njofton se i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën ndërsa bën me dije se drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Ç., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Në lidhje me këtë aksident, Policia e Durrësit ka reaguar edhe ndaj disa postimeve në rrjetet sociale, ku pretendohej se efektivët nuk kishin ndërhyrë për të identifikuar dhe shoqëruar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës:

“Në lidhje me një lajm të postuar në rrjetet sociale, ku thuhet se një automjet ka aksidentuar një shtetas dhe se Policia nuk ka reaguar për të identifikuar dhe shoqëruar drejtuesin e automjetit, ju informojmë se:

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, me marrjen e njoftimit nëpërmjet numrit 112 për aksidentin e ndodhur, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. Gjithashtu, në vendngjarje ka shkuar edhe grupi hetimor.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Ç., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.