Ballina Kronika Dy viktima nga aksidenti në Vlorë, arrestohet 28-vjeçarja italiane

Dy viktima nga aksidenti në Vlorë, arrestohet 28-vjeçarja italiane

29
0

Një 28-vjeçare italiane është arrestuar nga policia e Vlorës pasi dyshohet se ditën e djeshme ka shkaktuar aksidentin e rëndë në aksin Fier-Vlorë, si pasojë e të cilit mbeten viktimë dy personat që udhëtonin në mjetin me të cilin u përplas e reja.

Nga aksidenti në vendin e ngjarjes humbi jetën drejtuesi i kamionçinës 63-vjeçari Ferdinant Hasani. Gjithashtu si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën në spital edhe pasagjeri në këtë mjet, 47-vjeçari Artan Muho banues në Vlorë.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasen italiane 28 vjeçe, banuese në Napoli, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin në afërsi të vendit të quajtur “Kripa”, në autostradën “100 Vjetori”, është përplasur me një kamionçinë tip “Benz”.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i kamionçinës, shtetasi 63 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital edhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi 47 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.