Ballina Aktualitet Dumani nga takimi në DASH te “dashi” në dasmën e mbesës së...

Dumani nga takimi në DASH te “dashi” në dasmën e mbesës së gruas në SHBA. Pritet nga kunati me tupan!

0
48

Vizita e Altin Dumanit në SHBA ka një tjetër moment kulmor. Pas takimit në Departamentin e Shtetit me një zyrtar që mbulon çështjet e Shqipërisë, ai është pritur me një ceremoni speciale edhe nga kunati i tij, Pastori Arben Pango.

Pastori i ka bërë një pritje të veçantë me tupan, me rastin e martesës së vajzës së tij. Edhe pse kunati është nga Zagoria, ka porositur një muzikë speciale karakteristike dibrane për të respektuar kunatin e tij, duke i dhënë kështu vizitës në SHBA një kulm të ri.

Pastori Pango, i cili prej vitesh jeton në New Jersey, ka një lidhje të fortë me Dumanin jo vetëm si kunat, por edhe si besimtar ungjillor.