Ballina Aktualitet 1 milionë euro të padeklaruara/ Publikohet fotoja e konsullit të nderit, aksioner...

1 milionë euro të padeklaruara/ Publikohet fotoja e konsullit të nderit, aksioner te spitali privat Bilal Kara

27
0

Personi në këtë foto është Bilal Kara, 45 vjeç. Ai është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi rezulton të jetë një nga dy bashkëaksionerët e klinikës private “International Medicare”, ish-“Sante Plus”.

Klinika u bllokua pasi dyshohet se nuk ka deklaruar fitime në vlerën e 1 milion eurove. Gjithashtu, gjatë kontrolleve, policia zbuloi se në këtë klinikë ofroheshin shërbime spitalore me produkte të ndaluara për përdorim, të skaduara dhe të kontrabanduara. Po ashtu, pesë punonjës rezultuan të pasiguruar.

Bilal Kara është Konsull Nderi i Maqedonisë së Veriut në Izmir të Turqisë dhe anëtar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Turqi.

Në kërkim është shpallur edhe bashkëaksionerja tjetër, Gerjana Arapi, ndërsa administratori i klinikës, Edmond Zaja, është arrestuar.