Ballina Politika Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Berisha: I dha nder çdo shqiptari,...

Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Berisha: I dha nder çdo shqiptari, frymëzon me shembullin dhe..

27
0

Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës ka sjellë edhe reagime të politikës shqiptare dhe zyrtarëve të lartë.

Mes tyre është edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ish-kryeministri ngre lartë figurën e saj, duke theksuar se me shpirtin e saj të madh dhe virtytet, frymëzoi çdo qytetar dhe “i dha nder çdo shqiptari”.

“Sot dita e shenjtërimit Nënë Terezës, nobelistes shqiptare që me virtutin e shpirtit të saj të madh i dha nder çdo shqiptari, por dhe çdo njeriu të civilizuar dhe që frymëzon me shembullin e saj njeriun, virtutet e tij më të larta!”, shkruan Berisha.

Edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ndarë sot një mesazh të veçantë në nderim të Shenjtores Nënë Tereza, duke cituar një deklaratë të Presidentit Donald Trump, në rastin e shenjtërimit të saj.