Ballina Dossier Çërçill dhe shekulli i luftërave: Një jetë mes pushtetit, gabimeve dhe lavdisë

Çërçill dhe shekulli i luftërave: Një jetë mes pushtetit, gabimeve dhe lavdisë

85
0

Nga Kastriot Kotoni 

Qeveria ruse i kërkon Francës t’i vijë në ndihmë duke respektuar traktatin ruso-francez të vitit 1899, por gjermanët kanë në plan të sulmojnë Francën përpara Rusisë. Më 3 gusht, perandoria gjermane i dërgon ultimatum Belgjikës që të lejojë kalimin e trupave të saj, për të sulmuar Francën dhe po atë pasdite hyjnë në territorin belg. Londra i kërkon Berlinit të respektojë neutralitetin e Belgjikës dhe të tërheq trupat Brenda mesnatës së 4 gushtit 1914. Çërçilli humbet betejën me gjermanët në Anvers me shumë viktima. Ai do të akuzohet se nuk pati aftësinë të manovronte me zgjuarsi dhe me guxim duke lënë hapur përparimin gjerman, e për pasojë duke e vënë Britaninë e Madhe përballë një rreziku tepër kërcënues. Ai urdhëron trupat në Mesdhe të hapin zjarr kundër porteve ruse të Detit të Zi dhe i dërgon ultimatum Turqisë, që të mbyllë të gjitha misionet gjermane NË Stamboll dhe të largojnë të gjithë personelin gjerman nga anijet luftarake. Turqit refuzojnë. Më 31 tetor 1914, Çërçilli me skadimin e ultimatumit i jep urdhër zëvendës admiralit të flotës Karden, që ka nën komandë të gjitha njësitë detare britanike në Mesdheun lindor, të bonbardojë fortifikimet turke, në ngushticën e Dardaneleve. Dështimi ushtarak në Dardanele në opinionin britanik u konsiderua si një dështim personal i ministrit Çërçill, i cili kishte kapërcyer disa nga parimet bazë të strategjisë, kishte shpërfillur këshilltarët ushtarakë dhe u kishte imponuar me këmbëngulje admiralëve profesionistë që drejtonin flotën. Akuza kryesore ndaj tij ishte, mangësia e parashikimit si dhe mungesa e marrjes së asnjë mase minimale për çmontimin e minave lundruese, shpërthimet e të cilave shkatërruan shumë luftëanije britanike duke shkaktuar viktima të kota në radhët e tyre. Kjo përgjegjësi e madhe do ta përsekutonte dhe mundonte tërë jetën Çërçillin. Dështimet e tij dot’ia përplasnin shpesh në fytyrë për t’i treguar se, veçatij nuk i takon të dalë në podium për të mbajtur fjalime. Asnjë nuk ka dëshirë për ta dëgjuar më. Por vitet kalojnë dhe gjithçka do t’i përkiste të kaluarës. Kishin kaluar afro 25 vjet nga ajo kohë që kishte qenë ministër i marinës, teksa në shtator të vitit 1939, i emëruar përsëri Ministër i Marinës Mbretërore, sjell ndërmend kujtime e hidhura të eksperiencës së parë, në krye të këtij institucioni. I shkaktuan emocion të fortë, sidomos kur hyri në zyrën e tij të dikurshme dhe pa të varur në mur, të njëjtën hartë, me po atë pozicionnim të luftanijeve gjermane, ashtu si i kishte lënë, në vitin 1915. Çërçilli qysh në javët e para të punës, planifikon të merren masa për ndërprejen e furnizimeve gjermane nga porti i Narvikut, në veri të Norvegjisë, veprim ky, që sipas tij “do të përshpejtonte humbjen e Gjermanisë më shumë se çdo aksion që mund të ndërmerrnin. Kjo ide u kundërshtua nga kryeministri Çamberlen dhe gjermanët u futën në Norvegji, kështu e nxorri jashtë loje Uistonin. U thirrit nga mbreti Xhorxh i VI në Buckingham Palace për t’i thënë “Supozoj se nuk e keni idenë pse ju kam thirrur!”- i thotë mbreti i buzëqeshur. ”Madhëri nuk ka si mund ta imagjinoj?”- përgjigjet Çërçilli duke shkaktuar të qeshurën e mbretit, i cili më pas shton: “Dua t’ju kërkoj të formoni një qeveri”. Kishte realizuar kështu ambicien dhëndrrën më të madhe të jetë së tij. “Doni të dini se cila do të jetë politika jonë? Ju përgjigjem se është të drejtojmë luftën nga toka, deti dhe nga ajri me gjithë fuqinë tonë e me gjithë forcën që Zoti do të najapë; të drejtojmë luftën kundër një tiranie të përbindshme që nuk ka të barabartë në errësirë, katalog i ndyrë i krimit njerëzor. Kjo është politika jonë. Doni të dini se cili është qëllimi ynë? Do përgjigjem me një fjalë të vetme: fitore, fitore me çdo kusht, fitore pavarësisht gjithë terrorit, fitore përsa rruga mund të jetë e gjatë dhe e vështirë; pa fitore në të vërtetë nuk ka mbijetesë. Le të jetë e qartë mirë: nuk do të ketë mbijetesë për perandorinë britanike dhe as për atë çka perandoria britanike ka pasur domethënie; nuk ka mbijetesë për atë impuls që prej mijëra vjetësh shtyn njerëzimin për të shkuar drejt fundit të tij”, janë fjalët e kryeministrit Çërçill në parlament. Veprimi i parë që bën është një telegram dërguar Musolinit: “Është shumë vonë për të ndaluar që të rrjedhë një lumë gjaku midis popullit anglez dhe atij italian?” e më pas një telegram presidentit amerikan, Ruzvelt; “Nëse do të jetë e nevojshme do ta vazhdojmë luftën të vetëm dhe kjo nuk na jep frikë. Por, ju kërkoj të kuptoni zoti President, se zëri dhe forca e Shteteve të Bashkuara, mund të vlejë pak ose asgjë, nëse do të heshtni për një kohë të gjatë”. Çërçilli dhe këshilltarët e tij janë të bindur se Hitleri do ta sulmojë Anglinë. Por deshifruesit britanikë arritën një sukses të jashtëzakonshëm, në maksimumin e sekretit, të zbulojnë Kodin “Enigma”, të përdorur për komunikimin e urdhrave të nazistëve gjerman. Një nga mesazhet e deshifruara lë të kuptohet se qëllimi i nazistëve, është të izolojnë Britaninë nga deti dhe brenda po të njëjtës natë, Çërçilli urdhëron dërgimin e trupave në veri të vendit, drejt porteve dhe plazheve duke përforcuar mbrojtjen e tyre. I rëndësishëm është dhe mesazhi që dëshmon se veprimet ushtarake të gjermanëve do të orientohen në atë periudhë për pushtimin e tërë territorit të Francës duke u dhënë në këtë mënyrë britanikëve mundësi frymëmarrjeje, pasi kuptojnë se kanë ende pak kohë, derisa të nisë një sulm i mirëfilltë ndaj Anglisë. Kapiteni i tij personal Pajm, shkruan se prej fillimit të luftës, në vitin 1939 e deri në fund të vitit 1943, Çërçilli kishte përshkruar 111 mijë milje në det e në ajër, duke kaluar 772 orë në det dhe 339 orë në ajër. Arsyeja që rriti më shumë entuziazmin dhe optimizmin e Çërçillit ishte fakti, se Gjermania duke sulmuar Bashkimin Sovjetik, për të mos pasur dy fronte të vështira, nuk do të sulmonte dhe për disa kohë të tjera Britaninë e Madhe, ndërkohë që pritej të ndodhte e kundërta. Ai jep urdhër që të gjitha mesazhet sekrete, që shifrohen nga kriptografët anglezë në lidhje me veprimet luftarake naziste në frontin sovjetik, t’i dërgohen Stalinit në sekret të plotë, duke u dhënë mundësi rusëve, të dinë në çdo kohë e moment gjatë gjithë periudhës së luftës, çdo sulm e plan të nazistëve. Stalini nuk kishte asnjë informacion tjetër kur trupat naziste arritën 200 kilometra larg Moskës. Mbrëmjen e sulmit ajror japonez ndaj bazës amerikane në Perl Harbuor, në ishujt Hauai të Oqeanit Paqësor, në dhjetorin e vitit 1941, Çërçilli ndodhet duke ngrënë darkë me ministrin Harriman dhe ambasadorin amerikan në Londër, Uinant. Kërkoi pyeti: “Çfarë janë këto lajme mbi Japoninë?” “Është e vërtetë”- iu përgjigj Ruzvelti. “Na sulmuan në Pearl Harbuor. Tani jemi në të njëjtën varkë”. Disa ditë më pas edhe Italia edhe Gjermania i shpallin luftë Amerikës. Kishte ardhur momenti i shumëpritur për Çërçillin, ai i jepte fund neutralitetit dhe indiferencës amerikane ndaj luftës në Europë dhe ndaj nazismit. Teatri luftës është zona e Atlantikut dhe ajo e Europës; Gjermania është kyçi kryesor i fitores dhe se kapitullimi i saj është parësor, kundrejt atij japonez.  Shefat e shtabeve të përgjithshme amerikane dhe angleze formojnë një Komandë të Bashkuar për drejtimin e operacioneve ushtarake; parashikojnë një zbarkim në Afrikën veriore dhe një tjetër, në një kohë të përshtatshme. Çërçilli qëndroi tre javë në Shtëpinë e Bardhë e një natë, tek flinte aty përpiqet të hapë dritaren e dhomës që ishte bllokuar dhe iu desh të ushtronte më shumë forcë. Ndjeu papritmas, se iu bllokua frymërrja dhe një dhimbje mbi zemër, iu përhap në krahun e majtë. Ishte një parainfakt. Gjatë luftës, Çërçilli do të shkojë disa herë në Uashington për të takuar presidentin amerikan e do të përshkojë me mijëra kilometra me avion, nga  një cep i Europës në tjetrin, si dhe shumë herë në Afrikë, duke rrezikuar shumë. Ai do të shkojë edhe në Moskë të takojë Stalinin, atë që deri kohë më parë e kishte konsideruar si armikun e tij më të madh dhe nga më të mëdhenjtë e historisë së njerëzimit. Stalini ishte i nxirë në fytyrë që në fillim të bisedës i thotë se “gjermanët po bëjnë një përpjekje të jashtëzakonshme për të arritur në Stalingrad, mbi Vollgë. Armata e Kuqe nuk kishte arritur ta ndalte. Stalini kërkon me ngulm një zbarkim anglo-amerikan në Europë, që mund të jetë në jug të Francës duke u krijuar kështu nazistëve një front perëndimor, e për pasojë Gjermania, e gjendur midis dy zjarresh, do të tërhiqte trupat e shumta nga fronti lindor. Në janar të vitit 1943, Uistoni takohet me presidentin amerikan në Kazblanka, ku shqyrtojnë mundësinë e një zbarkimi aleat në Mesdhe, pikërisht në ishullin e Siçilisë. Ai bën një deklaratë publike, në të cilën saktëson qëndrimin britanik, se “lufta kundër Gjermanisë dhe Japonisë do të vazhdojë deri në dorëzimin pa kushte të të dyja vendeve. Asnjë armëpushim, asnjë paqe e negociuar, asnjë marrëveshje, por vetëm dorëzim total dhe absolut të dy ushtrive armike”. Mëngjesin e 6 qershorit 194, trupat aleate nisën zbarkimin në Normandi duke mos ndeshur rezistencë. Ndërsa forcat aleate përparonin me shpejtësi në territorin francez, në Londër mbërrijnë lajme për kampet naziste të përqëndrimit, që deri atëherë diheshin për kampe pune, për dhomat e gazit dhe shfarosjen e hebrenjve. “Nuk ka dyshim që bëhet fjalë për krimin me përmasa më të mëdha dhe më të përbindshme që historia e njerëzimit ka njohur dhe që është kryer në mënyrën më shkencore, nga njerëz që e quajnë veten të civilizuar, në emër të një shteti të fuqishëm dhe prej një nga kombeve më të mëdhenj të Europës..Ata duhen dënuar me vdekje, pasi të jetë provuar përgjegjësia në këto masakra”, – janë fjalët e Çërçillit në radio. Ndërkaq Ushtria e Kuqe po përparonte gjithnjë e më shumë në perëndim dhe situata politike e të nesërmes së vendeve europiane të çliruar prej nazizmit e shqetëson Çërçillin, nga një imponim komunist të qeverive të tyre, prej forcave sovjetike. Për këtë qëllim merr një udhëtim për në Moskë, ku më 9 nëntor 1944, mbërrin dhe takohet me Stalinin. I shpreh idenë e tij se ndërsa, Rumaninë e konsideron një çështje të rusëve, ku në Rumani 90% do të ishte në influencën e rusëve dhe 10 % e britanikëve dhe në Greqi e kundërta 90% e britanikëve dhe 10% e rusëve, ndërsa në Hungari dhe Jugosllavi, kjo influencë do të ishte 50 % për të dyja e në Bullgari 75% e rusëve dhe 25% e britanikëve. Disa ditë më vonë do të kujtohej se kishte harruar Shqipërinë dhe kontaktoi sërish duke e ndarë influencën në 50% për të dyja palët. Rusët ngulmuan, që në Hungari të jetë 80% ruse dhe ai pranon. Çërçilli nuk i ka diskutuar këto ndarje me amerikanët e nuk dëshiron të përdorë shprehjen “zona influence”, që do t’i skandalizonte ata, por mendon t’i vendosë para faktit të kryer, duke ua paraqitur si marrëveshje, për të cilën rusët kishin rënë dakord. Kombet e vjetra europiane duke iu gëzuar lirisë, pas shumë vitesh përgjakjesh, nuk e dinin se do të humbisnin mundësinë për të qeverisur veten e tyre, se liria për ta do të mbetej po aq ëndërr, por më e pashpresë, se ajo për të rrëzuar nazizmin, sepse vetë ata që ishin çlirimtarët e tyre, po “zyrtarizonin” shtypjen e re që po i priste. Çërçilli dhe Stalini për të diskutuar mbi çështjen e pasluftës me amerikanët, ranë dakord që të organizonin një tjetër takim në Jaltë të nivelit të lartë, në Pallatin “Livadia”, dikur i Car Nikollës II, ku do të mbahej Konferenca, mendon: “Kishim botën nën këmbët tona. Njëzet e pesë milionë ushtarë marshonin nën urdhërat tanë, në tokë dhe në det. Dukej sikur ishim miq”. Të tre do të takohen sërish disa muaj më pas, kur Berlini ka rënë dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjerman, kolonel Jodl, ka firmosur kapitulimin pa kushte, më 6 maj të 1945, në shtabin e Aizenhauerit, Reims. Takimi i tre të mëdhenjëve, tashmë fitimtarë të luftës bëhet në Postdam, afër Berlinit, më 15 korrik të1945. Presidenti Ruzvelt kishte vdekur dhe në vend të tij është presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Heri Trujman. Një telegram duke ngrën drekë me Çërçillin, Trujmanit i vjen një telegram të cilit ia jep ta lexojë. “Fëmija ka lindur pa probleme”, shkruhet në të dhe për habinë e Çërçillit i cili nuk e ka idenë më të voglën se cila ishte domethënia, ministri amerikan i Luftës Stimson, i shpjegon: “Do të thotë që eksperimenti në shkretëtirën amerikane ia ka dalë”. Bomba atomike është një realitet. Me Stalinin do të lindte një debat mbi fatin e Polonisë, ku rusët e kishin shtyrë akoma edhe më tutje kufirin perëndimor polak, duke zaptuar kështu territotre të konsiderueshme me popullsi gjermane si dhe mbi mosmarrëveshjet në lidhje me qeverinë polake në emigrim, të strehuar në Londër, qysh prej fillimit të konfliktit botëror. Uistoni ndërsa i servirte një puro Stalinit i kërkon atij që Polonia të zhvillojë zgjedhje të lira, të bazuar në pluralizmin politik. Stalini i përgjigjet se, patjetër do të ketë zgjedhje të lira dhe pluraliste jo vetëm në Poloni, por edhe në vendet e tjera që janë çliruar nga Ushtria e Kuqe. “Jam kundër në një moment i thotë Çërçillit se ka nisur edhe ai të pijë puro.”Kujdes, se nëse një fotografi e liderit sovjetik me puro do të merrte dhenë, do të shkaktonte tronditje të rëndë të proletariatit botëror”- ia kthen Çërçilli. Në Angli në këto momente të Konferencës së Postdamit zhvilloheshin zgjedhjet dhe Çërçilli niset urgjent drejt Londrës dhe Konferenca ndërpritet. Për të rifilluar punimet sërish pas kthimit të tij në Berlin. Në Londër përplasjet kishin nisur midis deputetëve të partive politike në qeverinë e përbashkët, të cilët me përfundimin e luftës, kërkonin zgjedhje të reja parlamentare dhe përfundimin e mandatit të qeverisë kombëtare. Para   se të rikthehet në Postdam Çërçilli jep dorëheqjen si kryeministër te mbreti, por ky mendon që të ngarkojë sërish Çërçillin, në krye të qeverisë së përkohëshme, deri në momentin e zgjedhjeve elektorale

Rivalja e përjetshme e Uiston Çërçillit ishte politika, ajo do ta përpinte pandërprerë gjithë energjinë e jetës së tij. Martohet me Klementinën në vitin 1908, kur ai ishte 33 vjeç dhe ajo 23 vjeçe, në kishën e parlamentit, duke i siguruar e garantuar jetën në mënyrë që ajo të mos  nguronte ose ta refuzonte siç kishte bërë me dy fejesat përpara kësaj me njeriun më publik të kohës. Patën një jetë të lumtur edhe pse shumë shpesh Çërçilli nuk ishte i pranishëm. Kishin katër fëmijë Randolfi, Sara, Diana, Meri. Përgatitja e materialeve me kujtimet e luftës do t’i marrë shumë kohë Çërçillit si dhe do të ligjërojë nëpër universitetet të shumta, në Amerikë dhe në Europë. Në tetorin e vitit 1951 e thërret mbreti dhe i kërkon të kryesojë një qeveri konservatore. Katër ditë pas emërimit Çërçilli deklaron në parlament se ai dhe ministri i Jashtëm Eden, ishin të idesë se “duhet bërë një përpjekje supreme për të shuar divergjencat midis dy botëve, me qëllim që secili prej nesh mund ta jetojë jetën e tij, nëse jo në miqësi, të paktën pa frikë, pa urrejtje dhe pa konsumimin e tmerrshëm të luftës së ftohtë. Njeriu simbol i luftërave është kthyer në një ithtarr të paqes. Në nëntor të vitit 1952, ish komandanti i trupave amerikane në Europë gjatë konfliktit botëror., Auzenhauer zgjidhet presidenti i ri amerikan dhe Çërçilli pak ditë më pas, për këtë fakt shprehet në mirëbesim: “Ndihem shumë i shqetësuar. Mendoj që kjo zgjedhje e bën shumë më të mundshme luftën”. Tani ai ndjen të qenit kryeministër një detyrë personale me një objektiv të ri. Misioni i tij është të arrijë, duke shfrytëzuar autoritetin e pozicionit, në një marrëveshje midis Shteteve të Bashkauara dhe Bashkimit Sovjetik. Më 9 mars 1953, radio Moska jep lajmin e vdekjes së Stalinit. Çërçilli, i cili sheh një shpresë tashmë në marrëdhëniet me sovjetikët, dërgon një mesazh ngushëllimi dhe shpreh dëshirën për të nisur një dialog me pasuesin e tij, Hurshovin.

Në vitin 1901, Çërçilli kishte folurnë parlamentin anglez për ndryshimin rrënjësor e dramatik të natyrës së luftës; pesëdhjetë e katër vjet më pas, në vitin 1955, ai flet po në të njëjtin parlament për ndryshimin rrënjësor dhe dramatik të natyrës së luftës. I njëjti fenomen, por arsye të ndryshme. Ishte prodhuar bomba me hidrogjen, e cila “me rrezen e saj të pamasë të shkatërrimit dhe me zonën   akoma dhe më të gjerë të veprimit, do të ishte efikase edhe për ato vende, popullsia e së cilës ishte  e shpërndarë në hapësira shumë të mëdha. Liderët e dy fronteve e dinë mirë këtë, ndaj një sistemi çarmatimi i ekuilibruar në disa faza, është i domosdoshëm”, do të deklarojë Çërçilli me ton kërcënues, për t’i vënë fre Luftës së Ftohtë.

Në vitin 1953, Çërçillit i jepet çmimi Nobel për letërsi, për punimimin në pesë vëllime të historisë së Luftës së Parë Botërore dhe kishte gati për botim gjashtë vëllime të historisë së Luftës së Dytë Botërore. Uiston Çërçilli drejtoi qeverinë deri në prill të vitit 1955, kur edhe i shtyrë nga kundrshtitë politike të shumta në moshën tetëdhjetëvjeçare, shkon te mbretëresha Elizabet II, për të dhënë dorëheqjen si kryeministër. Është i vetmi deputet i parlamentit anglez, qysh nga epoka viktoriane. Mandati i tij i parë parlamentar i takonte vitit të largët 1900. Është i stërvitur tashmë për të kaluar kohën e lirë në vitet e shumta që me dhimbje ishte larguar nga pushteti. Do të merret me librat e tij, me sistemimin e kujtimeve si dhe me pikturën, të cilën e konsideronte një “mikeshë që nuk ka kërkesa të tepërta”. Nis të udhëtojë sërish e falë miqësisë me miliarderin Aristotel Onasis do të kalojë shumë kohë duke lundruar shpesh me jahtin e tij “Kristina”, duke u bërë mysafir i përhershëm. Shpesh, ndërsa ndodhet në jaht në detin Mesdhe, sjell ndërmend jetën e tij të çuditshme e do t’u tregojë miqve të tij, sesi një artikull i revistës “Vanity Fair”, në të largëtin vitin 1900, shkruante për të: “Di të shkruajë dhe di të luftojë. Lakmon politikën qysh fëmijë dhe ka mundësi që të gjithë përpjekjet e tij publicistike dhe ushtarake, bëhen me një sy nga politika”. Nuk e kishin pasur gabim. Kishte kaluar në jetën e tij të gjitha luftërat e mundshme: lutërat kolionale të mbretëreshës Viktoria ku kishte luftuar në Indi, në Egjipt dhe në Afrikën e Jugut; Luftën e Parë Botërore; Luftën e Dytë Botërore dhe Luftën e Ftohtë. Në korrik të vitit 1964, kur vitet e jetës së tij arrijnë në tetëdhjetë e nëntë, shkon në parlamentin anglez, për herë të fundit. Vdes në janar 1965, në moshënn nëntëdhjetëvjeçare. Përfundon këtu jeta e gjatë dhe e jashtëzakonshme e këtij njeriu të madh, në marshimin e të cilit pati shumë kundërshti, zhgënjime hidhërime. Më i madh ai i pasluftës, në vitin 1945, kur mbi nazismin, elektorati anglez e ktheu në shtëpi. Kapiteni Pajm e kujton atë moment: “U bë thuajse i bardhë dhe mendova që do të humbiste ndjenjat. Pastaj, u kthye nga mua e më tha: “Kanë gjithë të drejtën të votojnë për kë të duan. Kjo është demokracia. Për këtë kemi luftuar”