Deputeti Saimir Korreshi ka denoncuar një tjetër problematikë që prek Lushnjën. Problematika e radhës që sjell deputeti janë kanalizimet.
Deputeti ka publikuar videon ku tregon ujërat e zeza që kalojnë përmes rrugës si dhe infrastrukturën e dobët që karakterizon zonën.
“Nuk hyhet në Europë me Propagandë!
Të gjitha punët bëhen sa për sy e faqe dhe vetëm për propagandë ku lekët e Lushnjarëve i ka marrë uji i përroit që kaq bukur bashkohet me halet e lagjeve që s’kanë kanalizime.
Ne pastrojmë vetëm në qendër aty ku kap syri, por sa shkëputet syri batërdi e kafshëri si pyll amazone.
Ne llafe kemi plot, punë të parë propagandë”, denoncon Korreshi.







