Prej kohësh polemikat dhe pakënaqësitë ndaj kombëtares janë bërë të shumta, por përpos kësaj duket se ”Federata e Futbollit Shqiptar’ ka hyrë në përdorimin e ”qokave’’, duke mos i dhënë më rëndësi talentit, por lidhjeve dhe ndereve politike.
Ditën e djeshme kombëtarja luajti ndaj një skuadre amatoreske si ajo e Gjibraltarit, por dhe pse përballë një ekipi modest miqësorja u desh të zhbllokohej vetëm përmes një 11 metërshi.
Duke parë ndeshjet e fundit të kombëtares, shihet qartë se diçka nuk po funksionon dhe në kulmin e kësaj situate, diçka aspak normale apo transparente ka ndodhur tek U17, ku së fundmi është grumbulluar djali i ministrit Taulant Balla. Ne nuk jemi në dijeni nëse kjo është apo jo në kuadër të ndonjë cilësie, por dyshimet janë të forta se lidhje politike mund të zerojnë elementin ‘’talent’’
Shqipëria U-17 ka nisur grumbullimin zyrtar në kuadër të pjesëmarrjes në turneun “Syrenka Cup”, që do të zhvillohet në Varshavë nga 4 deri më 9 shtator.
Trajneri Fatjon Tafaj ka ftuar 20 futbollistë për këtë turne, ku 13 prej tyre aktivizohen në kampionate jashtë vendit, ndërsa 7 të tjerë luajnë në kampionatin shqiptar.
Mes të grumbulluarëve është dhe mbrojtësi Robin Balla.
Ky fenomen shqetësues në të ardhmen mund të ketë një ndikim tek kombëtarja. Ndaj Federata duhet të tregohet transpertente me seleksionimet e bëra./Alfapress