Ballina Kulturë Dëshmi të reja për Kongresin e Elbasanit, libri historik hedh dritë mbi...

Dëshmi të reja për Kongresin e Elbasanit, libri historik hedh dritë mbi një ngjarje të rëndësishme

28
0

116 vjet më parë nga Kongresi i Elbasanit, një libër historik hedh dritë mbi fakte historike, që dëshmojnë këtë ngjarje të rëndësishme për arsimin shqiptar.

Autori nga Lushnja, Ëngjëll Zerdelia, i cili ka punuar edhe si mësues i gjuhës shqipe thotë se pjesë e dokumentimit janë dhe fotot 35 delegatëve që morën pjesë në këtë kongres.

“Kam sjellë një ngjarje shumë të rëndësishme të kombit shqiptar. Lushnja ishte universiteti i parë shqiptar që prodhoi me dhjetëra e qindra mësues që kontribuuan në të gjithë Shqipërinë. Me vështirësi të madhe, kam gjetur imagjinatën dhe të 35 delegatët unë i kam pajisur me fotografitë e tyre përkatëse. Me biografinë e tyre kam bërë një radiografi të çdo personazhi. Ky kongres ka pasur një rëndësi të jashtëzakonshme… së pari u pasqyrua në të gjitha organet dhe shtypin e kohës ku shkruhej shqip, sidomos te Faik Konica, te “Albania”. Të gjitha kongreset, zanafillën e gjuhës shqipe e kanë nga kongreset e mbajtura në tokën arbërore të Italisë,” thotë shkrimtari Zerdelia.

Pasi ka udhëtuar nga Amerika, ku ai jeton prej vitesh, botimi i këtij libri i disati që i kushtohet çështjeve të gjuhës dhe arsimit në Shqipëri mban gjallë tek shkrimtari ndjenjën kombëtare.

Ky libër vjen në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohem në qytetin e Elbasanit nga data 2-9 shtator, si kujtesë për  “Kongresin e Elbasanit” të vitit 1909, i cili është cilësuar ndryshe edhe si “Kongresi i shkollave shqipe”.