Ballina Kosovë Ekspertët: Si po shkon Kosova drejt një bllokade financiare e politike

Ekspertët: Si po shkon Kosova drejt një bllokade financiare e politike

23
0

Mosformimi i institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit po e çon Kosovën drejt një bllokade serioze financiare dhe politike. Në Institutin e Kosovës për Drejtësi paralajmërojnë se nëse nuk do të ketë një qeveri funksionale deri më 31 tetor, mungesa e buxhetit do të ketë pasoja të drejtpërdrejta.

“Pasojat fillimisht do të jenë financiare, buxhetore të brendshme, në ndërkohë ato të jashtme ato që mund të bëhemi pjesë e përjashtimit të marrjes së fondeve nga plani i rritjes për shkak që ne nuk po mbërrijmë që ta konstituojmë një Kuvend,” tha Naim Jakaj.

Sipas tij, bllokada institucionale po ndikon drejtpërdrejt edhe në politikën e jashtme dhe procesin e dialogut me Serbinë.

“Ne aktualisht nuk kemi një ministri të punëve të jashtme që është në fuqi në kuptimin e autorizimeve të plota që mund të shkojë, të dialogoj me vendet e jashtme për të marr njohjen e plotë, ndërkohë edhe kemi ngecur me dialogun me Kosovë-Serbi.

Kuvendi i Kosovës është pezulluar deri në 30 shtator nga Gjykata Kushtetuese për shkak të ngërçit në zgjedhjen e nënkryetarit nga pakica serbe, për të cilin Lëvizja Vetëvendosje nuk i jep votat.