Ballina Lifestyle Doja Cat i trondit fansat me një veprim të çuditshëm në tapetin...

Doja Cat i trondit fansat me një veprim të çuditshëm në tapetin e kuq

18
0

Doja Cat i la fansat të shokuar pasi realizoi një veprim befasues në tapetin e kuq gjatë ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards 2025, të dielën në mbrëmje.

E veshur me një stil të frymëzuar nga vitet ’80, fituesja e çmimit Grammy, 29 vjeç, mori vëmendjen me paraqitjen e saj në eventin e mbushur me yje në New York City, shkruan “Daily Mail”.

Por ishte pikërisht veprimi i saj i çuditshëm para kamerave që i bëri shikuesit e MTV-së të shpërthenin në reagime.